Lajme

Krasniqi: As rënia heroikisht e Bunjakut nuk e ndali ta mbronte territorin e Republikës tonë të përjetshme, që për disa akterë të qeverisë është i përkohshëm

09/24/2024 16:46
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij në sulmin e Banjskës, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se as rënia e tij heroikisht nuk e ndali rreshterin Bunjaku për ta mbrojtur territorin e Republikës sonë të përjetshme që nga disa akterë të qeverisë është i përkohshëm.

Postimi i saj i plotë:

Sot një vit nga rënia e heroit të Republikës së Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku.

Në 24 shtatorin e vitit të kaluar nga agresioni i Serbisë që kishte qëllim krijimin e një autonomie territoriale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës mbeti i vrarë heroi ynë Afrim Bunjaku.

As rënia e tij heroikisht nuk e ndali rreshterin Bunjaku për ta mbrojtur territorin e Republikës sonë të përjetshme që nga disa akterë të qeverisë është i përkohshëm.

Afrim Bunjaku është hero i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përherë do ta kujtojmë jetën dhe veprën e tij!

Lavdi për Heroin tonë, rreshterin Afrim Bunjaku!