Lajme

Partitë kanë 102 ditë të apikojnë për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë

09/24/2024 13:55
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjatë periudhës 102 ditore, e cila ka filluar nga 1 shtatori e do të zgjas deri më 11 dhjetor të këtij viti, kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

KQZ-ja njofton se gjatë kësaj kohe, partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për subjekte politike > Certifikimi i subjekteve politike) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike.