Lajme

Rikthimi i mundshëm i Vjosa Osmanit në LDK?- Kështu përgjigjet nënkryetarja, Bajrami!

09/24/2024 14:13
nga:Y I

Kohët e fundit në media janë shpërfaqur disa mos-pajtime ndërmmjet ish-bashkëpunëtorëve, Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes, Vjosa Osmani.

Ato u panë publikisht disa muaj më parë kur, Presidentja Osmani, tha se nuk kanë patur dakkordim me institucionin e Presidencës në lidhje me letrën e dërguar në KiE nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

E këto ‘përqarje’ ishin edhe më të dukshme në cermoninë e përurimit të shtatores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë, javë më parë.

Në atë cermoni, presidentja Osmani, nuk u përshëndet fare me ish-bashkëpartiakët, Faton Peci e Donika Gërvalla por u përshëndet miqësisht me disa nga ish-bashkëpunëtorët e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

E kjo ka shtuar dhe më shumë zërat për një rikthim të mundshëm të saj në LDK, pas mbarimit të mandatit në krye të Presidencës.

Por a do të mirpritet e njëjta në Lidhjen Demokratike të Kosovës?

Në lidhje me një rikthim të mundshëm të Osmanit në LDK ka folur për “Gazeta Blic” nënkryetarja e këtij subjekti politik, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se e njëjta është Presidente dhe nuk kthehet në LDK dhe se ky subjekt ka kryetar, Lumir Abdixhikun.

“Vjosa Osmani është presidente, nuk kthehet në LDK. LDK ka kryetarin e saj z.Lumir Abdixhiku, të zgjedhur në konventën e 19 nëntorit të vitit 2023, me mandat katërvjeçar, i cili është kandidat për Kryeministër’ tha Bajrami në përgjigjen e saj për “Gazeta Blic”.

Hykmete Bajrami, LDK!

Por..një deputet tjetër nga ky subjekt politik, Armnd Zemaj, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjithë që duan t’i bashkohen kësaj partie, përfshirë edhe presidenten Osmani.

“Në pjesën e brendshme të LDK-së, (mundësia) është pas katër vitesh, por për të qenë anëtar, mund të jetë nesër. Nuk mund të ketë kushte (për anëtarësim) sepse ne jemi parti e hapur. Nuk kemi kushte, sepse kushdo që e përqafon programin e LDK-së, mundet me garu, edhe me zgjedh e edhe me u zgjedhë. Nëse (Osmani) e do aq shumë LDK-në, duhet pak sakrificë, le ta lëshojë nesër pozitën e presidentes, pastaj vjen. Kjo nuk është ofertë, por është sakrificë për të” deklaroi deputeti Zemaj ditë më parë raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Zemaj: Në LDK ka vend edhe për presidenten Osmani