Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të një shkolle në Klinë

09/24/2024 13:16
nga:Y I

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të një shkolle në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi,

Ai bëri të ditur se fillimisht i dyshuari është larguar, por pas pak kohe, është arrestuar.

“Sot rreth orës 09:40, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Klinë, në afërsi të një shkolle. Personi i dyshuar fillimisht është larguar dhe pas pak kohe, policia ka arritur që ta arrestojë”, tha Gashi për “Gazeta Blic”.