Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherësh kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në një-vjetorin e rënies.
Hamza në postimin e tij në Facebook shkruan “Heronjtë janë gjithnjë të veçantë dhe i tillë është edhe Afrim Bunjaku”.
Ai thotë se Bunjaku ishte polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm dhe qytetar i devotshëm.
“Sot, një vjet më pas, nderojmë jetën dhe veprën e heroit Afrim Bunjaku dhe vlerësojmë vendosmërinë, guximin dhe shërbimin e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, që me këmbëngulje deri në vetëmohim përkushtohen çdo ditë për rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës” shkruan Hamza raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë: