Lajme

Rohde e rithekson se Radoiçiq është i lirë ndonëse mori përsipër fajin: Mungesa e përgjegjësisë dëmton paqen, drejtësia duhet të vendoset

09/24/2024 10:38
nga:G C

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, ka reaguar me rastin e shënimit të njëvjetorit të rënies heroike të rreshterit policor, Afrim Bunjaku, i cili u vra pas një sulmi terrorist nga një grup i armatosur serb të udhëhequr nga Milan Radoiçiq në Banjskë të Zveçanit.

Në një postim në platformën X, Rohde ka përsëritur reagimin e ambasadës, duke thënë se Radoiçiq mbetet i lirë në Sebi pavarësisht se ka pranuar fajin dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sipas tij, kjo mungesë përgjegjësie dëmton paqen, andaj drejtësia duhet të vendoset pa vonesë ose justifikim.

“Një vit më parë, @Kosovo_Police Në Banjskë është vrarë oficeri Afrim Bunjaku. Sakrifica e tij nuk do të harrohet. Megjithatë, Radoiçiq, autori i dyshuar, mbetet i lirë në 🇷🇸 pavarësisht se e pranon fajin. Kjo mungesë përgjegjësie dëmton paqen. Drejtësia duhet të vendoset – pa vonesë ose justifikim”, shkroi diplomati gjerman.