Sporti

Pensionohet Enis Zabërgja: Fitova gjithçka çka fitohet në futbollin e Kosovës

09/23/2024 21:14
nga:E K

Futbollisti Enis Zabërgja, është pensionuar nga futbolli.

Një nga sulmuesit më të spikatur në Kosovë i ka dhënë fund karrierës futbollistike në moshën 39-vjeçare

Ai kishte fituar titullim kampion, Kupën dhe Superkupën me Hysin.

Ndërsa, për shtatë vjet ka qenë në formacionin më të mirë të vitit.

”Nuk është e lehtë pas 22 viteve karrierë ti thuash lamtumirë sportit më të bukur në botë,Ishte knaqesi qe punova me trajnerët me te mirë të Kosovës dhe pata knaqesinë qe luajta me lojtaret më të mirë të Kosovës,Fitova gjithçka çka fitohet në futbollin e Kosovës!”, ka shkruar Zabergja, ndër të tjera në Facebook.

Me mbi 250 gola në karrierë, Enis Zabërgja mbyll karrierën në futboll.