Sporti

Prekja me dorë e Cucurrellas ndaj Gjermanisë, UEFA pranon gabimin e arbitrit Taylor

09/23/2024 19:51
nga:E K

Ndeshja e Europianit mes Spanjës dhe Gjermanisë shkaktoi bujë të madhe, pikërisht për një prekje me dorë në zonë të mbrojtësit iberik, Cucurrella. Arbitri Taylor nuk akordoi penallti për gjermanët, pavarësisht kontestimeve dhe protestave.

Së fundmi, Komisioni i Arbitrave të UEFA-s informoi gjyqtarët ndërkombëtarë se kemi të bëjmë me një gabim, pasi 11-metërshi në favor të “Panzerave” duhej të ishte akorduar. Pasi u analizua rasti dhe u pa me detaje, Komisioni i Arbitrave të UEFA doli në këtë konkluzion, këtë të hënë.

Sipas asaj që bëhet e ditur, gjyqtari Taylor nuk është fajtori i vetëm, në atë rast mungon edhe thirrja e VAR. Gjithsesi, koha nuk kthehet mbrapa dhe për ndeshjen në fjalë nuk mund të ndërmerret asnjë veprim.