Lajme

Haradinaj uron Arabinë Saudite në Ditën e Pavarësisë: Mbështetës në të gjitha proceset me rëndësi për Kosovën

09/23/2024 19:52
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Arabinë Saudite me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Arabia Saudite ka dhënë mbështetjen e saj në procese të rëndësishme për Kosovën.

“Arabia Saudite, një partnere e rëndësishme e Kosovës, shënon sot Ditën e Pavarësisë. Me dëshirat më të mira për prosperitet të vazhdueshëm, shpreh rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit tonë dhe mirënjohjen për  mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha proceset me rëndësi për Kosovën”, është shprehur Haradinaj.