Sporti

Albin Krasniqi: Mund të kishim nisur edhe më mirë sezonin, pres maksimumin nga ky edicion

09/23/2024 18:33
nga:E K

Prishtina e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë sezonin e ri të Superligës së Kosovës duke grumbulluar 10 pikë pas 5 xhirove të para të këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar.

Tre fitore një barazim dhe një humbje është bilanci i kryeqytetasve që pozicionohen në vendin e tretë aktualisht pas Suharekës dhe Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari i Prishtinës, Albin Krasniqi ka komentuar startin e skuadrës së tij duke thënë që fillimi është i mbarë megjithatë mund të bënin edhe më mirë.

“Mund të themi që është një start i mirë, pasi kemi fituar 3 ndeshje. Shpresojmë që në vazhdim të kemi rritje edhe më të madhe si ekip. Mendoj se mund të kishim nisur edhe më mirë, por për momentin, gjithçka po shkon mirë. Nga ky sezon pres të jap maksimumin, duke i marrë ndeshjet një nga një dhe të vazhdojmë me sukses. Ndeshja ndaj Gjilanit është gjithmonë e vështirë, pasi ata kanë ekip të mirë, dhe pozita e tyre aktuale nuk pasqyron lojën e tyre të vërtetë. Shpresojmë të marrim maksimumin nga kjo ndeshje”, tha Krasniqi për GazetaBlic Sport.