Sporti

Lajm i tmerrshëm për Cityn, Rodri do ta humbasë sezonin

09/23/2024 17:58
nga:E K

Pas gëzimit të madh mbrëmë për barazimin në sekondat e fundit me Arsenalin, Manchester City sot e ka marrë një lajm të tmerrshëm.

Lojtari kyç i sistemit të Pep Guardiolës, Rodri u lëndua dje në ndeshjen ndaj “Topçinjëve” pas një dueli me mesfushorin ganez, Thomas Partey. Ndeshje kjo që përfundoi 2-2.

Ndonëse nuk dukej ashtu në fillim, lëndimi i tij është shumë më serioz.

Sipas “ESPN UK”, Rodri e ka këputur ACL-në në gjurin e tij të djathtë dhe do ta humbasë sezonin, përcjellë “Gazeta Express”.

Rodri i ishte nënshtruar edhe një herë testeve mjekësore sot, të cilat e konfirmuar lëndimin e tij të rëndë.

Manchester City nuk do të llogarisë më në të për këtë edicion të garave, derisa rikthehet në fushë për ndeshjen e Carabao Cup këtë të marte.

City për momentin zë vendin e parë në tabelë me 13 pikë të tubuara në pesë ndeshje.