Sporti

Federata Gjermane e Futbollit kërkon Klopp si trajner

09/23/2024 13:48
nga:Lorik J

Drejtori sportiv i kombëtares gjermane, Rudi Fohler, i është përgjigjur pyetjes se kush mund ta pasojë Julian Nagelsmann si trajner i kombëtares.

“Nëse Julian Nagelsmann vendos në një moment se është më mirë për të që të trajnojë sërish një klub tjetër, atëherë sigurisht që do të mendojmë për Klopp”, tha Föhler.

“Klopp ka punuar për një kohë të gjatë jashtë Gjermanisë. Sigurisht që ne në federatë e vlerësojmë shumë. Jurgen Klopp ka pasur një karrierë të pabesueshme”, shtoi Föhler për mediat vendase.

Verën e kaluar, Klopp u largua nga Liverpool, ku punonte që nga tetori i vitit 2015.

/GazetaBlic Sport