Sporti

Roy Keane: Arsenali tentoi të humbte shumë kohë dhe kjo i kushtoi atyre në fund

09/23/2024 11:38
nga:Lorik J

Roy Keane ka qenë mjaft kritik për paraqitjen e Arsenalit në barazimin e tyre me Man City.

Pasi pretendoi se mbrojtësit e Arsenalit, William Saliba dhe Gabriel Magalhaes nuk u mbrojtën mjaft mirë, ai ka thënë se Topçinjtë kanë humbur shumë kohë.

“Unë mendoj se Arsenali ka humbur shumë kohë dhe kjo i kushtoi atyre në fund.

“Doja të shihja një skuadër tjetër të Arsenalit sot që nuk e pamë në fund. Por ata do të jenë të lumtur me një barazim”, tha Keane.

Arsenal dhe Man City barazuan 2-2 në ndeshjen e tyre të Premierligës që u luajt në ‘Etihad’.

/GazetaBlic Sport