Lajme

Tahiri kritikon Edi Ramën, e quan përçarës

09/23/2024 09:42
nga:G C

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka bërë një postim të fortë në Facebook, ku shpreh shqetësimet e saj për situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ajo citon Vaso Pashën duke theksuar se “Feja e shqiptarit është shqiptaria,” duke kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për përpjekjet e tij për të promovuar një ide të ashtuquajtur “bashkim fetar.”

Tahiri thekson se kjo ide, që ajo e quan “shtet bektashian,” ka rrezik të thellojë ndarjet në vend.

Ajo shpreh shqetësimin se Shqipëria po përballet me një krizë demografike, me rininë që po largohet dhe natalitetin që ka rënë në nivele alarmante.

Në përfundim, ajo thekson nevojën për një fokus në bashkimin kombëtar dhe zhvillimin e qëndrueshëm, për të siguruar të ardhmen e vendit.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria – thenia e Vaso Pashes eshte doktrina e bashkimit kombetar – Edi Rama nje percares deri te lojerat e ndarjes se Kosoves po kerkon te laje mekatet kombetare permes idese gjoja bashkuese fetare – sic eshte kjo ideja e “shtetit bektashian” – madje shkon te rendi para Westfalise ku feja ka qene pushteti, nderkohe qe bota jeton ne rendin e shteteve moderne – shume don kishota paskemi pase nderkohe qe atdheu jone Shqiperia po zbrazet nga rinia, ndersa nataliteti ka rene ne piken me te ulte, etj…