Lajme

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti ka shkaktuar pasoja, Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme

09/23/2024 09:22
nga:G C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se strukturat e partisë në disa nëndegë në Rahovec janë mbledhur dhe kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai thotë se qeverisja aktuale ka shkaktuar pasoja për shtetin dhe secilën familje, ndërsa thotë se Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme.

Postimi i tij:

Diskutimet tona në përgatitje për procesin demokratik të 9 shkurtit 2025 të kthimit të qeverisjes së mbarë dhe euro-atlantike në Kosovë i vazhduam edhe në Krushë të Madhe me strukturat e nëndegëve: Celinë, Hoqë e Vogël, Brestoc dhe Nagavc.

Të gjithë janë të vetdijshëm për pasojat për shtetin e Kosovës dhe secilën familje nga qeverisja e këtij 4-vjeçari. Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, profesionale, euro-atlantike.✌️