Lajme

Moti i vranët sot – Temperaturat lëvizin nga 3 deri në 24 gradë Celsius

09/23/2024 07:01
nga:G C

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, e ato maksimalet vijojnë nga 19 deri në 24 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.