Sporti

Përfundon pjesa e parë e derbit Drita – Ballkani

09/22/2024 15:49
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Drita – Ballkani.

45 minutat e parë të këtij dueli u mbyllën me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Sunday Adetunji kishte rastin më të mirë në pjesën e parë – kur nga afërsia nuk e goditi portën – pavarësisht se ishte në pozitë ideale për gol.

Një lajm aspak i mirë për Ballkanin ishte dëmtimi i Lindon Emërllahut, i cili nuk mundi të vazhdonte dhe u zëvendësua nga Ismajlgeci.

/GazetaBlic Sport