Sporti

Gavi kthehet më herët se sa pritej

09/22/2024 14:52
nga:Lorik J

Rikuperimi i mesfushorit të Barcelonës, Gavi, nga lëndimi po përparon më shpejt se sa pritej, me 20-vjeçarin që do të rikthehet në lojë përpara pushimeve ndërkombëtare në tetor.

Raportet e mëparshme sugjeruan se Gavi do të rikthehej kundër Sevillas më 20 tetor.

Sipas “Sport”, megjithatë ai mund të shfaqet më herët në formacionin e Barcelonës.

Gavi stërviti me grupin për gati dhjetë ditë, duke rritur gradualisht pjesëmarrjen e tij nën mbikëqyrjen e Hansi Flick.

Barcelona është e kujdesshme për rikthimin e Gavi duke pasur parasysh ashpërsinë e dëmtimit të tij dhe mungesën e zgjatur.

Nëse rikuperimi i Gavi shkon pa probleme, ai mund të bëjë një rikthim të papritur në aksion përpara pushimit ndërkombëtar në tetor.

/GazetaBlic Sport