Sporti

Bellingham dhe Carvajal mund të mungojnë në ndeshjen ndaj Alaves

09/22/2024 14:06
nga:Lorik J

Jude Bellingham dhe Dani Carvajal kanë marrë lëndime të lehta, sipas Jorge Picon të Relevo.

Bellingham vazhdon të vuajë nga dhimbjet e shpatullave, pavarësisht raporteve të fundit për përmirësimin e gjendjes së tij. Carvajal pësoi një goditje të rëndë kundër Espanyol.

Të dy lojtarët mund të pushohen për ndeshjen e Real Madridit në La Liga kundër Alaves të martën, më 24 shtator. Ata duhet të jenë të gatshëm për derbin e së dielës kundër Atletico Madridit.

Të lënduar mbeten Eduardo Camavinga, Brahim Diaz, David Alaba dhe Dani Ceballos.

/GazetaBlic Sport