Lajme

Emërimet në sektorin e arsimit, reagon LDK në Gjilan: Favorizime për familjarët e pushtetarëve

09/22/2024 14:12
nga:G C

Emërimet e fundit në pozita të rëndësishme në sektorin e arsimit nga qeverisja aktuale lokale në Gjilan, kanë shqetësuar qytetarët dhe si rrjedhojë ndaj kësaj ka reaguar edhe LDK, dega në Gjilan.

Sipas tyre, Vetëvendosja po shkel me dy këmbë parimin e barazisë së konkurrencës në punësim.

“VV në Gjilan shkel me dy këmbë parimin e barazisë e konkurrenncës në punësim duke u dhënë prioritet balldëskave, baxhanakëve e kunatave”, kanë thënë nga LDK përmes një komunikate për media.

LDK thekson se këta të fundit me kohë kanë paralajmëruar të ashtuquajturat kurdisje, të cilat sipas tyre, po i bën kryetari Hyseni.

“LDK me kohë ka paralajmëruar për kurdisjet që po i bënë Hyseni i VV-së në konkursin e fundit në Drejtorinë e Arsimit, proces në të cilin janë përfshirë edhe deputetë të kësaj partie e drejtori i DKA-së”, kanë thënë tutje.

Kjo se cfarë ka bërë kryetari Hyseni sa i përket favorizimeve të individëve në bazë të lidhjeve familjare, sipas LDK-së, po i humb shpresë çdo të riu e të reje se mund të punësohen pa qenë pjesë e partisë në tyre.

“Kjo çfarë ka bërë Alban Hyseni në këtë konkurs, i humb shpresën çdo të riu e të reje se mund të punësohen pa qenë pjesë e partisë në tyre, dhe jo vetem kaq. Duhet të jesh kunatë, balldeskë, kusheri apo shofer i kryetarit Alban Hyseni, deputetes Arjeta Rexhepi dhe deputetit Luan Aliu, si dhe drejtorit të Arsimit, Shpend Nuhiu”, theksojnë nga LDK.

Gjithashtu, LDK ka publikuar edhe emrat e të punësuarve, që sipas tyre kanë lidhje familjare me kryetarin Hyseni.