Sporti

Bayern pret që Neuer të jetë gati për ndeshjen me Leverkusen

09/22/2024 12:46
nga:Lorik J

Bayern Munich pret që portieri Manuel Neuer të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe të Bundesligës të javës së ardhshme kundër kampionëve Bayer Leverkusen.

Kapiteni bavarez u zëvendësua gjatë fitores 9-2 të së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit. Portieri ka një dëmtim të lehtë, i cili u shfaq gjithashtu gjatë ngrohjes përpara fitores 5-0 të së shtunës ndaj Werder Bremenit.

“Unë nuk jam mjek, por të gjitha sinjalet na tregojnë që ai mund të kthehet në javën e ardhshme”, ka komentuar drejtori sportiv Max Eberl për gjendjen e 38-vjeçarit Neuer.

Nëse veterani nuk është plotësisht gati, vendin në portën e Bayernit do ta zë Sven Ulreich.

/GazetaBlic Sport