Lajme

Autoblinda e ushtrisë serbe aksidentohet me një veturë, raportohet për të vdekur

09/22/2024 11:40
nga:G C

Në magjistralen Kralevë-Rashkë të Serbisë raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përplasur një autoblindë e ushtrisë serbe me një veturë civile.

Si pasojë e kësaj, dyshohet se kanë humbur jetën pesë persona, babai me tre fëmijët si dhe një grua që ishte me ta në veturë – kur e ëma është i vetmi person që mbijetoi.

“Vetura civile është shkatërruar plotësisht nga autoblinda ushtarake – pra plotësisht e shkatërruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet e kërkim-shpëtimit. Kanë arritur disi të largojnë autoblindën që kishte përfunduar sipas veturës civile. Pamjet janë të tmerrshme, një tragjedi e vërtetë”, tha një dëshmitare.

Aksidenti mes autoblindës së ushtrisë serbe dhe veturës civile ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00.