Sporti

Barça pret që De Jong të kthehet në lojë në fillim të tetorit

09/22/2024 10:01
nga:Lorik J

Frenkie de Jong vazhdon të rikuperohet nga problemet me kyçin e këmbës së djathtë. Mesfushori holandez u rikthye në stërvitje me ekipin të hënën e kaluar, ndonëse ende bën vetëm një pjesë të seancës me bashkëlojtarët e tij dhe një pjesë tjetër i vetëm.

Sipas parashikimit të stafit të Hansi Flick, ai ka edhe pak ditë për të qenë gati totalisht. Domethënë, në javën e ardhshme në dy ndeshjet që ka Barça (kundër Getafes në shtëpi dhe kundër Osasunas në Pamplona), atij nuk pritet t’i jepet drita jeshile për të luajtur sërish.

Për momentin, planet për Flick dhe ndihmësit e tij janë që të mund të mbështeten te De Jong në javën e fundit para pushimit të ekipit kombëtar në tetor, kur Barça do të përballet me Young Boys (e martë, 1 tetor) në Champions League dhe Alaves ( E diel, 6 tetor ) në La Liga.

/GazetaBlic Sport