Sporti

River Plate e mposhti rivalin e përjetshëm Boca Juniors në “Bombonera”

09/22/2024 09:31
nga:Lorik J

River Plate fitoi një tjetër derbi me Boca Juniors me rezultatin minimal 1:0.

Skuadra e Marcelo Gayardo mundi rivalin e përjetshëm të tij “Bombonera” dhe doli në vendin e pestë në renditje, përcjell GazetaBlic Sport.

Heroi i mysafirëve ishte Manuel Lancini. Ish-lojtari i West Ham-it shënoi golin e vetëm në minutën e 20-të.

Në minutat e fundit, goli i Milton Jimenez u anulua nga vendasit për shkak të lojës me dorë. Kjo situatë shtoi tensionin dhe Christian Lema i Boca Juniors mori karton të kuq.