Sporti

Joshua në tokë – Dubois nuk ndalet duke grushtuar

09/21/2024 23:22
nga:E K

Anthony Joshua dhe Daniel Dubois po përballen në Wembley në spektaklin e sotëm të boksit.

Joshua kërkon të bëhet tre herë kampion bote në peshën e rëndë, teksa Dubois synon ta mbrojë rripin IBF, shkruan GazetaBlic Sport.

Raundi i tretë i këtij dueli sapo ka përfunduar.

Joshua në tre raundet e para u rrëzua dy herë nga Dubois për disa sekonda.