Lajme

Zëvendësi i Rashiqit jep dorëheqje nga partia

09/21/2024 20:05
nga:Y I

Zëvendësministri i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq, ka dhënë dorëheqje nga partia “Iniciativa për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, që drejtohet nga ministri Nenad Rashiq.

Radomiroviq tha se deri te ky vendim erdhi nga pabarazia dhe jotransparenca, për të cilat tha se kanë sjellë krizë të madhe brenda partisë.

“Si një nga themeluesit e partisë, duhet ta dini se kursi i politikës sime nuk do të ndryshojë majtas apo djathtas, unë mbetem i fokusuar tek qytetarët që kanë nevojë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt”, tha ai,.