Lajme

Rritet numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut

09/21/2024 19:58
nga:Y I

Numri i njerëzve të vrarë në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten është rritur ndjeshëm, thonë zyrtarët libanezë, me disa fëmijë dhe gra në mesin e të vdekurve.

Gjatë gjithë ditës të shtunën, shpëtimtarët kërkuan nëpër rrënoja pasi një ndërtesë e lartë u shemb dhe të tjera u shkatërruan pjesërisht në sulm.

Sulmi, i cili goditi lagjen me popullsi të dendur të Dahieh, një bastion i Hezbollahut në Bejrutin jugor, vrau të paktën 37 njerëz, përfshirë tre fëmijë dhe plagosi 68 të tjerë, tha ministria e shëndetësisë e Libanit.

Sulmi ajror ishte i treti i Izraelit në kryeqytetin libanez këtë vit dhe është parë si një përshkallëzim i madh në rajon që ka shtuar frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.

Hezbollahu, milicia dhe grupi politik i fuqishëm i mbështetur nga Irani, konfirmoi vdekjen e Ibrahim Aqil, një komandant i lartë në forcat elitare të grupit Radwan. Grupi gjithashtu konfirmoi se Ahmed Wahbi, vetë një figurë e lartë e Radvanit, vdiq në sulm.

Duke reaguar ndaj sulmit, ministri libanez i shëndetësisë, Dr Firass Abiad, tha se ishte një “shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”.