Lajme

Ushtria izraelite thotë se janë goditur rreth 180 objektiva në jug të Libanit

09/21/2024 18:49
nga:Y I

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se rreth 180 objektiva janë goditur gjatë ditës së sotme në jug të Libanit

“Artileria e IDF-së goditi një numër zonash në jug të Libanit”, thuhet në deklaratën e këtyre forcave.

Ushtria izraelite tha se do të vazhdojë edhe më tej me operacione të tilla, raporton CNN.

“IDF do të vazhdojë të operojë për të çmontuar dhe degraduar aftësitë dhe infrastrukturën terroriste të Hezbollahut”, thuhet në deklaratë.

Edhe mediat libaneze kanë raportuar për sulmet izraelite në një zonë të gjerë në jug dhe lindje të Libanit, duke thënë se si pasojë e atyre sulmeve, janë shkaktuar edhe zjarre pyjore.