Lajme

Bajrami i reagon Muratit- Qytetarët e dinë që pagat kurrë ma të pavlera s’kanë qenë!

09/21/2024 17:43
nga:Y I

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së”. 

Këtë deklaratë të Muratit e shpërndau sot edhe kryeministri Albin Kurti.

Këtyre deklaratave iu ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se qytetarët e dinë saktë sa e kanë fuqinë blerëse dhe se kurrë s’kanë qenë më të pavlera.

“Pas demaskimit të propagandës për rritjen ekonomike për 2021-2023, krejt çka iu ka mbetë me folë është tremujori i parë, tremujori i dytë. Qytetarët i dinë çmimet dhe e dinë saktë fuqinë blerëse të pagave të tyre, që kurrë ma të pavlera s’kanë qenë”.