Lajme

Abdixhiku nga Stublla: Për Rugovën kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes

09/21/2024 13:55
nga:Sh R

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes mori pjesë në manifestimin ‘Takimet e Dom Mikelit’ që u mbajt në Stubëll të Vitisë.

Ai tha se në këtë manifestim mes personaliteteve të shquara vendore, shqiptare e ndërkombëtare, u nderua figura e Presidentit Rugova në 80-vjetorin e lindjes së tij.

Abdixhiku, tha se ishin të nderuar që këtë vit ky manifestim shënohej rreth Ibrahim Rugovës.

Kreu i LDK-së tha se për Rugovën kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes.