Sporti

Joshua – Dubois, cili boksier është më favorit për super përballjen e sotme

09/21/2024 12:04
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet përballja gjithë-britanike mes Daniel Dubois dhe Anthony Joshua.

Joshua do të synojë të bëhet tre herë kampion bote në peshën e rëndë kur të sfidojë Dubois për titullin IBF, transmeton GazetaBlic Sport.

Dubois do të bëjë mbrojtjen e parë të rripit pas fitores ndaj Filip Hrgovic, ndërsa dy boksierët britanikë luftojnë në stadiumin ikonik, Wembley.

Ky meç do të zhvillohet me fillim nga ora 23:00, kurse Joshua shihet si më favorit nga të gjitha rrjetet statistikore dhe sajtet e basteve.

/GazetaBlic Sport/