Lajme

Tri javë nga zhdukja, asnjë gjurmë për profesorin Gani Rudaj nga Prizreni

09/21/2024 10:00
nga:Sh R

Tri javë nga zhdukja, profesori Gani Rudaj nga Prizreni ende mbetet i pa gjurmë. Herën e fundit, ai është parë në QKUK në Prishtinë.

Familja e profesorit Rudaj ka pranuar disa telefonata nga qytetarët, mirëpo nuk kanë arritur të gjejnë .

“Kemi pranuar disa telefonata nga qytetarë që kanë deklaruar se e kanë parë në Prishtinë, mirëpo nuk kemi arritur të gjejmë as ne si familje, as policia,” tregon familja e profesorit Rudaj për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, policia po vazhdon kërkimin e tij.

“Ne kemi zhvilluar kërkime në disa lokacione në Prishtinë dhe në Prizren, por deri më tani nuk kemi arritur ta gjejmë personin e zhdukur,” ka njoftuar Policia e Kosovës.

Familja kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij. Nëse keni ndonjë informacion, ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit: 049 648 893 dhe 045 225 639. Po ashtu, mund të informoni Policinë e Kosovës.