Lajme

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

09/21/2024 08:48
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.

Policia njofton se i dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Gjilan 19.09.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht viktimën –nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka njoftuar policia.