Sporti

Shtyhet një nga ndeshjet e javës së dytë në Superligën e Basketbolit

09/20/2024 21:40
nga:E K

Java e dytë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.

Kjo xhiro hapet me derbin prishtinas që zhvillohet për herë të parë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Borës.

Të dy skuadrat kryeqytetase e nisën me humbjen edicionin e ri dhe do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat. Bardhekaltrit pësuan nga Proton Cable Prizreni 100:88, derisa Bora, që për herë të parë garon në elitë humbi nga Golden Eagle Ylli 67:74.

Bashkimi e ka ndeshjen e parë në ProCredit Superligë, ku ndeshet me Vëllaznimin, që janë të motivuar për fitoren e dytë, kurse Portokallezinjtë për fitoren e parë.

Sfidë interesante është mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, dy finalistëve të “Play-offit” të edicionit të kaluar. Kampionët duan të nisin edicionin e ri me fitore, pas paraqitjeve në kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe fitimit të Superkupës, derisa therandasit janë në kërkim të fitores së dytë, pas asaj ndaj Borës.

Ndeshja Peja-Proton Cable Prizreni është shtyrë për shkak të ndeshjeve të skuadrës pejane në kualifikimet e FIBA Europe Cup.