Sporti

Guardiola flet para derbit me Arsenalin

09/20/2024 17:55
nga:E K

Manchester City – Arsenal është kryendeshja e javës së pestë në elitën e futbollit anglez.

Sfida do të luhet ditën e diel në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 17:30.

Para ndeshjes ka folur trajneri i Cityt, Pep Guardiola rreth këtij derbi.

“Çdo sezon ata bëhen më të fortë… nëse them diçka, ata do të thonë se po luaja lojëra mendore apo diçka tjetër. Unë nuk jam i mirë për të luajtur lojëra me mendje!”, ka thënë Guardiola.

Manchester City është në pozitën e parë në tabelë me 12 pikë kurse Arsenali është i dyti me 10 sosh.