Pas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë për shfrytëzimin e litiumit, është nëshkruar marrëveshje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtij shteti në fushën e energjisë.
Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën nga nënsekretari i Shteteve të Bashkuara për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedisi, Jose Fernandez, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq.
Ndërsa, Serbia vazhdon bashkëpunimet e rendësishme me ndërkombëtarët, Kosova është tash e një vit vazhdon të jetë nën sasnkione ndërkombëtare.
Në lidhje me këtë çështje ka dhënë një deklaratë për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Arbnor Sadiku.
Sadiku tha se Kosova po shkon në ‘theqafje’ sa i përket bashkëpunimit me Bashkësinë Ndërkombëtare.
“Kosova po shkon ne nje theqafje, sa i përket kordinimit dhe bashkëpunimit me Bashkësinë Ndërkombetare” tha shkurt Sadiku për “Gazeta Blic”.
Arbnor Sadiku, Analist!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka marrë pjesë në një drekë pune në Bruksel, me ftesë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Gjatë takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti e ka uruar von der Leyen për rizgjedhjen si presidente e Komisionit Evropian, dhe ka theksuar gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve me BE-në.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka bërë thirrje për trajtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat i quajti të padrejta.
“Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen”, thuhet në njoftim raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
SHBA dhe Serbia me marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë
Kurti në Bruksel kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe statusin e vendit kandidat në BE