Prishtina ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit.
Kryeqytetasit mposhtën me rezultat 3-0 skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi në ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ilir Syla hapi llogarinë e golave në minutën e 20’të të takimit. Albin Krasniqi në minutën e 48’të dhe Rigon Llugiqi në minutën e 69’të u përkujdesën për epilogun final të këtij takimi.
/GazetaBlic Sport/