Sporti

Trepça mposhtet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit

09/20/2024 14:57
nga:Mergim Rreci

Trepça është mposhtur në ndeshjen e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Skuadra kosovare ka pësuar humbje nga Nymburk, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 84-78 në të mirë të kampionit të Çekisë.

Duhet cekur që pavarësisht humbjes, Trepça pati paraqitje solide, duke rivalizuar kundërshtarin deri në sekondat e fundit.

/GazetaBlic Sport/