Lajme

Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një person

09/20/2024 10:53
nga:Sh R

Këtë të premte, rreth orës 09:42, në Mitrovicë është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi”.

Siç ka bërë të ditur për GazetaBlic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i plagosuri, një burrë i moshës madhore, është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për GazetaBlic.

Zahiti gjithashtu ka konfirmuar se njësitet relevante janë angazhuar dhe po vazhdojnë me hetimet mbi këtë rast.