Lajme

Theret me thikë një i mitur në Drenas, arrestohen dy të dyshuar

09/20/2024 09:58
nga:Sh R

Dy persona janë arrestuar të enjten si të dyshuar për therjen e një i mituri në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën.

Ndërsa, njëri prej të arrestuarve është i mitur.

Kurse rasti është trajtuar si lëndim i rëndë trupor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që kishin sulmuar dhe therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.