Sporti

Xhiroja e gjashtë në Superligë, sot luhet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit

09/20/2024 08:31
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e xhiros së gjashtë.

Ditën e sotme, në kryeqytet, do të luhet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 15:00, atje ku gjyqtari Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në fushë, bashkë me Granit Hysenin e Bekim Ramën.

Kryendeshaj e kësaj jave do të luhet të dielën, atje ku Drita dhe Ballkani do të përballen në Gjilan.

/GazetaBlic Sport/