Lajme

Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

09/20/2024 07:07
nga:Sh R

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 17-20 gradë.

IHMK-ja njoftoi se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.

Instituti ka bërë me dije se kushtet agrometeorologjik dhe biometeorologjike do të jenë të mira.