Sporti

Ibrahimovic ia vonon stërvitjen Milanit, iu mban mbledhje të gjatë lojtarëve

09/19/2024 17:37
nga:E K

Seanca stërvitore e Paulo Fonsecës në Milanello filloi më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht të enjten, pasi Zlatan Ibrahimovic mbajti një takim të gjatë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, sipas raportimeve të fundit.

Skuadra e Rossonerëve pritej të fillonte stërvitjen rreth orës 11:30 të mërkurën në mëngjes, por Ibrahimovic mbërriti në Milanello rreth orës 11:00 dhe shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes për të biseduar me lojtarët.

Për këtë arsye, lojtarët dolën për stërvitje disa minuta më vonë se sa ishte planifikuar, në përgatitje për Derbin e Madonninës kundër Interit, të dielën.

Situata për Rossonerët dhe trajnerin e tyre Paulo Fonseca po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, dhe raportet tregojnë se ai mund të humbasë vendin e punës nëse nuk arrin një fitore ndaj Interit në fundjavë.

Milan ka fituar vetëm një herë deri tani këtë sezon, një fitore 4-0 në shtëpi kundër Venezias, por ka barazuar 2-2 me Torinon dhe Lazion më parë, si dhe humbi 2-1 në transfertë ndaj Parmës.

Ata gjithashtu u mposhtën bindshëm 3-1 në shtëpi nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve, të martën.