Lajme

Nga fillimi i rrugëtimit akademik në Kosovë tek rrugëtimi përtej kufijve: Efektet transformuese të globalizimit në sistemin e arsimit

09/19/2024 16:54
nga:Y I

UNI-Universum International College vazhdon të jetë lider në fushën e ndërkombëtarizimit dhe krijimit të përvojave ndërkulturore për studentët e tij.

Në epokën e globalizimit, cilësia e arsimit të lartë dhe përvoja akademike po transformohen ndjeshëm.

Kjo është veçanërisht e dukshme në UNI, falë partneritetit strategjik me Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr. 1 për Inovacion.

#UNI ju ofron studentëve mundësinë për të marrë diploma të fuqizuara, diploma të dyfishta ndërkombëtare, si dhe shkëmbime semestrale në bashkëpunim me 221 universitetet partnere në Evropë.

Këto mundësi të jashtëzakonshme pasqyrojnë ndikimin e thellë të globalizimit në edukim, duke u ofruar studentëve përvoja unike që i përgatisin ata për sfidat dhe mundësitë e një bote të ndërlidhur.

Bëhu pjesë e #UNI dhe dhe fillo rrugëtimin tënd akademik përtej kufijve, duke klikuar këtu!

Partneriteti strategjik me Arizona State University është një shembull konkret i mënyrës si globalizimi ndikon në arsimin e lartë dhe ofron mundësi të jashtëzakonshme për studentët.

Çka nënkupton një diplomë e fuqizuar?

Një diplomë e fuqizuar është një dokument që pasqyron kontributin dhe burimet e dy institucioneve të shquara, UNI – Universum International College dhe Arizona State University. Kjo lloj diplome garanton se studentët përfitojnë nga një përvojë të pasur arsimore, të njohur globalisht, duke iu dhënë qasje në njohuri dhe burime të avancuara.

Çka nënkupton një diplomë e dyfishtë?

Një diplomë e dyfishtë nënkupton marrjen e dy diplomave nga dy universitete të ndryshme për të njëjtën fushë studimi.

Studentët e UNI fillojnë studimet në UNI dhe më pas të transferohen në Arizona State University, ose në ndonjërin nga universitetet tjera përkatëse ose të vazhdojnë studimet online nga Kosova, duke marrë diploma nga të dy institucionet.

Ky model studimi u ofron atyre një avantazh të konsiderueshëm në tregun ndërkombëtar të punës.

Programi Erasmus+ është një tjetër mënyrë si studentët e UNI-Universum International College, përmes shkëmbimeve Erasmus, mund të kalojnë një semestër apo edhe një vit duke studiuar në një nga 221 universitetet partnere në Evropë.

Kjo përvojë u lejon studentëve të përjetojnë sisteme të ndryshme arsimore, ku mësojnë prej kulturave të ndryshme dhe mundësitë e rrjetëzimit.

Në UNI, globalizimi është një pjesë e pandashme e përvojës akademike. Studentët kanë mundësinë të eksplorojnë kultura të ndryshme, të zgjedhin lëndë të larmishme dhe të përgatiten për karriera që kërkojnë një perspektivë globale.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.