Lajme

Sherr mes kushërinjve në Durrës, 50-vjeçari gjuan me armë gjahu drejt tyre

09/19/2024 16:03
nga:Y I

Një sherr mes kushërinjve ka ndodhur në Durrës, ku një 50-vjeçar ka gjuajtur me armë gjahu drejt tyre.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe arma e gjahut është sekuestruar.

“Për motive të dobëta, u konfliktua me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre, arrestohet 50-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D”, thuhet në njoftimin e policisë.