Avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar Libanin jugor, pasi 37 persona u vranë dhe më shumë se 3,000 u plagosën nga shpërthimet e “pagers” dhe radiomarrwseve tw Hezbollah në të gjithë vendin.
Ndërkohë, një firmë me bazë në Hungari është akuzuar se është një kompani izraelite guaska që ka prodhuar pagerët.
Numri i personave të vrarë në valën e dytë të shpërthimeve në të gjithë Libanin të mërkurën është rritur në 25, tha ministri i shëndetësisë i Libanit.
Firass Abiad tha se 608 persona u plagosën.
Shpërthimet e “pagers” të martën vranë 12 njerëz dhe plagosën gati 3,000 të tjerë, përpara se radiomarrëset e Hezbollah të shpërthenin në mënyrë të sinkronizuar të mërkurën.