Lajme

Ahmeti: Serbët kanë shans më të mirë për t’i arritur qëllimet përmes institucioneve të Kosovës sesa Beogradit

09/19/2024 14:46
nga:Sh R

Shpend Ahmeti, analist, ka komentuar zhvillimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për serbët e Kosovës, Ahmeti shkroi se ata kanë “një shans shumë më të mirë për të arritur qëllimet e tyre politike përmes institucioneve të Kosovës sesa Beogradit”.

“Duke parë rezultatet, serbët e Kosovës kanë një shans shumë më të mirë për të arritur qëllimet e tyre politike përmes institucioneve të Kosovës sesa përmes Beogradit. Kushtetuta jonë siguron kompetenca shtesë për pakicat që i bëjnë ato lojëtarët kryesorë në politika. Vuçiq ka si prioritet interesa të tjera” – ka shkruar ai.