Lajme

Miratohet vendimi për dhënien e 51 pronave publike për 99 vite në Komunën e Drenasit

09/19/2024 12:45
nga:Sh R

Është miratuar vendimi për dhënien e 51 pronave publike për 99 vite të Komunës së Drenasit.

Për këtë vendim, 17 vota kanë qenë për, 12 kundër dhe 1 abstenim.

Kurse, nga lista paraprake janë hequr prona e komunës së vjetër dhe e çerdhës.

Ndryshe, sot në Kuvendin Komunal të Drenasit, si pikë e rendit të ditës ishte votimi për propozim vendimin për dhënien e pronave publike të kësaj komune për shfrytëzim afatgjatë.