Lajme

“Hidrodrini” thotë se u kthye furnzimi me ujë të pijshëm për 24 orë

09/19/2024 12:28
nga:G B

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka bërë të ditur se komunat si Peja, Istogu, Klina, Deçani dhe Juniku që kanë qenë të afektuara me reduktimin e ujit të pijshëm nga sot furnizimi është kthyer i plotë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se arsyeja kryesore e ndërprerjes së reduktimeve, është se ka rënë dukshëm konsumi i ujit të pijes nga ana e konsumatorëve dhe kanë filluar reshjet atmosferike.

“Si rrjedhojë e kësaj, janë ngritur shtyllat e presionit në rrjetin e ujësjellësit për zonën në fjalë. Në anën tjetër, beteja me keqpërdoruesit e ujit të pijes vazhdon”.

“Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht”, thuhet në njoftim.