Lajme

Marrëveshja e Serbisë me SHBA/ Çitaku: Albin, Kosova është më e madhe se egoja jote – mashtrimit tënd po i vie fundi

09/19/2024 11:49
nga:G B

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për marrëveshjen e djeshme të nënshkruar mes SHBA-ve dhe Serbisë, në fushën e energjetikës, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka mbetur e izoluar, e sanksionuar, e përjashtuar.

Ajo ka shtuar se të gjithë janë të këqij sipas Kurtit dhe të gjithë kanë faj e vetëm ai e ka mirë.

“Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote”, ka shkruar Çitaku ndër të tjera.

Postimi i saj i plotë:

Serbia dje e nënshkroi një marrëveshje me SHBA për investime strategjike në fushën e energjetikës.

Kjo pas marrëveshjes me Gjermaninë për Litium, dhe me Francën për avionët e avancuar ushtarak.

E Kosova? E izoluar, e snaksionuar, e përjashtuar.

Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre.

Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika.

Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote.

Mashtrimit tënd po i vie fundi.